Klinika për Neurologji dhe Psikiatri - NEURONI

Klinika për Neurologji & Psikiatri

NEURONI

 


Përdorimi i Vitaminave

Vitaminat dhe mineralet janë lëndë që duhet t'i marrë trupi nga ushqimi që ne konsumojmë. Mund të përdoren vitamina ose minerale në formë të pilulave, por nëse ju hani ushqime të shëndetshme dhe të ndryshme gjatë gjithë vitit, nuk është e nevojshme.

Vitaminat janë lëndë të vogla organike, që ne duhet ti marrim në doza shumë të vogla. Ato janë të rëndësishme për shumë funksione në trup, midis të tjerash, metabolizmin. Ne nuk mund të prodhojmë vetë vitamina në trup, prandaj duhet ti marrim ato nëpërmjet ushqimit. Vitaminat ndahen në ato që shkrihen në ujë, vitamina te tretshme si (Vitamina-B dhe Vitamina-C) dhe ato që shkrihen në yndyrna vitamina te patretshme si (Vitamina-D, Vitamina-E dhe Vitamina-K).

Mineralet janë lëndë bazë që janë me rëndësi jetësore për ne. Ashtu si vitaminat dhe mineralet ne i marrim nga ushqimi që hamë, sepse ato nuk krijohen në trupin tonë. Është e vështirë për të përcaktuar nëse ne marrim mjaftueshëm vitamina dhe minerale. Në qoftë se dyshon që nuk i merr mjaftueshëm me anë të ushqimit është mirë të kërkosh të bësh një vizitë te mjeku i familjes. Andaj nese doni shendet të mirë dhe të shëndosh përdorni më shumë fruta, perime dhe sallata të freskta.




 

FAIL (the browser should render some flash content, not this).


| N e u r o n i © 2007. All rights reserved | design: www.extrastudio.net