Klinika për Neurologji dhe Psikiatri - NEURONI

Klinika për Neurologji & Psikiatri

NEURONI










FAIL (the browser should render some flash content, not this).

Trajtimi i depresionit tek të rinjët

Një studim, botuar këto ditë në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, tregon se psikoterapia e kombinuar me ilaçe është mënyra më e mirë e trajtimit të depresionit tek të rinjtë nën moshën 20 vjeç. Por ndërsa trajtimi vetëm me ilaçe duket se ndihmon, është trajtimi i kombinuar me psikoterapi ai që ul ndjeshëm rastet e vetrasjes mes të rinjëve të prekur nga depresioni. Në çdo periudhë të vitit, 1 në 10 të rinj në Shtetet e Bashkuara vuan nga depresioni. Në fakt çdo vit, 1 mijë të rinj amerikanë të prekur nga kjo sëmundje përfundojnë në vetvrasje. Ekspertë të shëndetësisë ka kohë që debatojnë mbi mënyrën më e mirë për trajtimin e të të prekurve nga depresioni; është mënyra me ilaçe apo psikoterapia. Një studim i ri tregon se kombinimi i të dyjave është mënyra më e mirë. Depresioni tek të rinjtë ndikon negativisht në mbarëvajtjen në mësime, si në marrëdhëniet familjare e shoqërore. Doktor John Marsh pranë qëndrës mjekësore në universitetin Duke është pjestar i grupit të psikologëve që kryen studimin mbi trajtimin e depresionit tek të rinjtë. Në studim u përfshinë 439 të rinj nën moshën 20 vjeç të prekur nga depresioni. Disa të rinj u trajtuan me ilaçin Fluoksetinë (Fluoxetine), disa të tjerë u trajtuan me psikoterapi. Një grup u trajtua si me ilaç edhe me psikoterapi, ndërsa të tjerët morrën ilaçe të zakonëshme. Pas një periudhe 12 javore trajtimi, tek rreth 70 përqind e të rinjëve që iu nënshtruan terapisë së kombinuar u vunë re shenja përmirësimi. Doktor March thotë se kombinimi i dy trajtimeve; me ilaçin Fluoksetine dhe me psikoterapi doli se është mënyra më e mirë. Përmirësim u vu re edhe tek rreth 40 përqind e të rinjëve që u trajtuan vetëm me psikoterapi, ndërsa përqindja i atyre që u trajtuan vetëm me ilaçin Fluoksetine ishte afërsisht i barabartë me atë të pacientëve që u trajtuan me terapi të kombinuar. Mes atyre që morrën ilaçe të zakonëshme, vetëm 35 përqind treguan shenja përmirësimi. Doktor Mrach thotë se Fluoksetina përmirëson gjendjen e depresionit, por të rinjtë që u trajtuan vetëm me këtë ilaç kishin gjasa të shumta rreziku për të lënduar veten, kurse psikoterapia e ul dukshëm shkallën e një rreziku të tillë.

| N e u r o n i © 2007. All rights reserved |