Klinika Specialistike për Neurologji dhe Psikiatri NEURONI kryen këto lloje të analizave laboratorike:
Hemogrami, Urina, Urea, Glikemia, Helesteroli, Fecesi, Trigliceridet, Na, Ka, Ca, Le, K, Se, ER, LE, HB, SGOT, SGPT, EKG,CT.
Risi !!!
Klinika Specialisitike për Neurologji dhe Psikiatri NEURONI ka filluar bashkpunimin me Kompanin e Sigurimeve Dukagjini. Sigurimi juaj shëndetësor në Kompaninë e Sigurimeve Dukagjini do të ketë trajtim dhe shërbim të veqant në të gjitha shërbimet Specialistike, ambulantore dhe spiatlore sipas sigurimit që posedon.
Klinika Neuroni posedon teknikën më të avancuar "SIEMENS Medical" në kohën e sotme për shërimin e sëmundjeve mendore.
Në qendren tonë ju mirëpret stafi specialistik i Mjekësisë Interne, Kardiologu, Neuropsikiatri, Radiologu dhe Oftalmologu.
Bëjmë incizimet të thella të të gjitha organeve të trupit me Tomografi të kompjuterizuar (CT), Siemens Somatom dhe përpunimi i fotografive me kualitet shumë të lartë nga Kodak Dry view.
Fotografojmë këto organeve dhe sisteme trupore:
- Kokës (truri, hapësirat paranazale, orbitat e syrit, mastoidet)
- Vertebrat Cervicale
- Toraksi (zemra, mushkërit)
- Abdomeni (lukthi, zorrët, veshkët, mëlqia, shpretka, ..pankreasi, prostata, fshiksa urinare)
- Boshti kurrizor (vertebrat torakale, lumbale dhe sakrale )
- Të gjitha frakturat e kockave
- Elektroencefalografi EEG të Trurit
- Elektrokardiografi EKG të Zemrës
Veprimtaria profesionale dhe përvoja shumëvjeqare
konsiston në trajtimin e këtyre sëmundjeve:
- Çrregullimet e Stresit post traumatik (PTSD) dhe traumat , si pasojë e luftës në Kosovë nga viti 1999
- Çrregullimet depresive
- Hipertensioni dhe pasojat e hipertensionit
- Kokëdhimbjet Psikogjene dhe Vaskulare
- Çrregullimet Neurotike - Neurozat
- Çrregullimet Psikotike - Psikozat
- Tumorët e Sistemit Nervor Qendror (SNQ)
- Disfanzit Senzorike
- Disfanzit Motorike
- Pagjumësit, Insomania
- Marremendjet, Vertigo
- Çrregullimet e Intelegjencës
- Hemiparezat
- Hemoragjitë Cerebrale
- Çrregullimet vaskulare te SNQ-së
- Enoreza Nokturne
- Lumbalgjit dhe lumboishalgjit
- Çrregullimet e Stresit dhe problemet psikologjike në familje
- Alkoolizmi dhe Narkomania
- Dhe shumë sëmundje tjera në lëmin e shëndetit mendor