Klinika për Neurologji dhe Psikiatri - NEURONI

Klinika për Neurologji & Psikiatri

NEURONI
















  • Kanceri në tru dhe telefonat celularë
    .

    Sipas gazetës britanike Independent, një studim i kryer nga një ekspert i njohur tregon se përdorimi për 10 vjet i telefonit cellular shton më shumë se 200 përqind rrezikun e prekjes nga kanceri në tru. Studimi u krye nga neurokirurgu i njohur Vini Khurana, i cili paralajmëron njerëzit të shmangin kur është e mundur përdorimin e celularit. Neokirurgu i njohur i bën thirrje industrisë së prodhimit të telefonëve që t’i bëjë këto pajisje më të mbrojtura. Sipas gazetës Independent, kancerit i duhet të paktën 10 vjet të zhvillohet dhe kjo duket se ka ndikuar studimet e mëparëshme që shpesh kanë vënë në dukje se përdorimi i telefonave celularë relativisht nuk paraqet ndonjë rrezik.

FAIL (the browser should render some flash content, not this).

Pajisje e re për trajtimin e kancerit në tru.

Mjekët  po përdorin një  aparat të posaçëm për trajtimin e tumoreve. Aparati dërgon me precizion të lartë rezet në vendin e tumorit pa prekur qelizat e shëndetëshme. Qëndra mjekësore pranë universitetit amerikan Duke, është e para në botë që po përdor një mënyrë të tillë trajtimi të kancerit. Aparati është fjala e fundit e teknikës dhe ka ngjallur shpresa për shumë të sëmurë nga kanceri.

Megjithëse me  dy tumore në tru, Patrik Gallaher thotë se  e ndjen veten me fat tani që po trajtohet me këtë aparat të ri tepër të sofistikuar. Kjo është koha më e mirë për t’u prekur nga kanceri, thotë ai me shaka, duke patur parasysh trajtimin me këtë pajisje të re, fjala e fundit e shkencës dhe teknikës.

Xhon është një prej pacientëve të parë në qëndrën mjekësore të universitetit Duke që po trajtohet nëpërmjet  aparatit të quajtur  Noval TX. Kjo qëndër mjekësore është e para në botë që përdor teknologji të tillë për radiokirurgji për trajtimin e tumoreve dhe sëmundje të tjera nëpërmjet rrezeve.

Doktor Xhon Kirkpatrik thotë se aparati sikur bën mrekullira. Nëpërmjet tij, doza të larta rrezesh dërgohen drejt e në tumor, pa dëmtuar qelizat e shëndetëshme përrreth.

Në këtë rast kur dy tumorë ndodhen në tru, aparati godet me preçision qelizat kanceroze me një shmangje plus minus 1 milimetër. Gjatë kësaj procedure mjekët përdorin një aparat skanimi për vëzhgimin e vendit që trajtojnë. Pacientët zakonisht u nënshtrohen tre trajtimeve të tilla me reze. Trajtimi përfundon në më pak se një orë dhe pacienti nuk ndjen asgjë.




02-04-2008
Zëri i Amerikës, Uashington

| N e u r o n i © 2007. All rights reserved |